”DO TA DOJA SHUMË TË PASUR, POR…”/ Greta Koçi tregon si e do bashkëshortin e ardhshëm (FOTO) – AlpeGossip
”DO TA DOJA SHUMË TË PASUR, POR…”/ Greta Koçi tregon si e do bashkëshortin e ardhshëm (FOTO)

”DO TA DOJA SHUMË TË PASUR, POR…”/ Greta Koçi tregon si e do bashkëshortin e ardhshëm (FOTO)

Greta Koçi prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun e që sjell gjithnjë hite, por sa i përket jetës private ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar. Greta kurrë nuk ka deklaruar një lidhje dhe kjo e ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut.

Mirëpo së fundmi duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, këngëtarja më në fund ka treguar cilësitë që duhet të ketë bashkëshorti i saj i ardhshëm dhe e nis fjalinë duke thënë se e do shumë të pasur, por nga mendja.

“Do ta doja shumë të pasur, por nga mendja. Pasurinë e bëjnë njerëzit dhe aftësitë e tyre. Unë jam njeri që çmoj shumë zemrën, të qenurit njeri, çmoj shumë njerëzit punëtorë dhe të aftë në profesionet e tyre. Çmoj shumë njerëzit që të respektojnë dhe dinë të të duan pastër dhe pa interes. Pasuria në vlera monetare pa këto që ju përmenda për mua vlen 0”, përgjigjet Greta.

Kujtojmë që tre ditë më parë Greta festoi 28-vjetorin e lindjes me një festë mes të afërmve dhe miqve.