“KUSH THA SE PO… UNË JAMË VAJZË E NJË BURRI TË MREKULLUESHËM”/ Dojna Memën e akuzojnë se po “sulmon” meshkujt dhe ajo e ka një përgjigje (FOTO) – AlpeGossip
“KUSH THA SE PO… UNË JAMË VAJZË E NJË BURRI TË MREKULLUESHËM”/ Dojna Memën e akuzojnë se po “sulmon” meshkujt dhe ajo e ka një përgjigje (FOTO)

“KUSH THA SE PO… UNË JAMË VAJZË E NJË BURRI TË MREKULLUESHËM”/ Dojna Memën e akuzojnë se po “sulmon” meshkujt dhe ajo e ka një përgjigje (FOTO)

Moderatorja Dojna Mema është ndër emrat më në zë të ekranit, e cila ka ngritur gjithmonë zërin për çështje të rëndësishme lidhur me femrat dhe jo vetëm!

Nëpërmjet fjalës së saj në ekran, ajo përpiqet t’i japë zë problematikave të shumta të gjinisë femërore dhe shpeshherë e kanë cilësuar si feministe.

Madje, dikush i është “ankuar” Dojnës në InstaStory se ajo po sulmon moralisht meshkujt dhe i shkruan se duhet të përpiqet të kuptojë më shumë gjininë mashkullore.

“Kohët e fundit po sulmoni shumë moralisht meshkujt.Nuk mendon se duhet të na kuptoni pak edhe neve?”- janë fjalët e ndjekësit.

Dojna sigurisht që e kishte një përgjigje për këtë akuzë:

“Kush po sulmon meshkujt? Unë jam vajzë e një burri të mrekullueshëm, si mund të sulmoj meshkujt? Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen e asnjë pale, përkundrazi!”- i kthehet Dojna.

U sqaruam tani?