Në fund të verës të gjithë ramë dakord/ Këto rroba banje ishin “mbretëreshat” e plazhit (FOTO) – AlpeGossip
Në fund të verës të gjithë ramë dakord/ Këto rroba banje ishin “mbretëreshat” e plazhit (FOTO)

Në fund të verës të gjithë ramë dakord/ Këto rroba banje ishin “mbretëreshat” e plazhit (FOTO)

Tashmë që vera është drejt fundit dhe postimet me bikini po ulen dita-ditës, ka ardhur momenti të vendosim se cilat ishin rrobat e banjos që triumfuan në “Instagram”. Dhe mes qindra postimeve me bikini, duket se mbretëresha e plazhit këtë vit ishin këto bikini të dizenjuara me lule tek pjesa e rripave.

Bikinët me shpinën e hapur dhe plot lule, rrijnë në mënyrë perfekte në trup. Madje, fshehin edhe kilogramët e tepërt që mund të kemi marrë gjatë plazhit.

Bikinit e dizenjuara me lule, të japin menjëherë ndjesinë për t’u arratisur në Hawaii.

Ndër personazhet shqiptar që përqafuan këtë zgjedhje për ditën e plazhit, ishin Armina Mevlani dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Një palë bikini të tilla kushtojnë mbi 200 euro.