“DO LAHESH PRAPË ME JORIN TI?” Kiara i shkul veshin Luizit: Unë ty do të… – AlpeGossip
“DO LAHESH PRAPË ME JORIN TI?” Kiara i shkul veshin Luizit: Unë ty do të…

“DO LAHESH PRAPË ME JORIN TI?” Kiara i shkul veshin Luizit: Unë ty do të…

Kiara Tito duket se është xheloze për raportin që partneri i saj, Luiz Ejlli, ka me Jori Dellin. E këtë ajo e tregon herë pas here me gjestet apo fjalët që thotë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme teksa këngëtari tha se do shkonte të bënte një dush, menjëherë moderatorja e pyeti ‘nëse do të lahej me Jorin’.

Teksa Luizi i thotë se ‘ç’punë kam unë me Jorin?’, ajo duke qeshur i shkul veshin.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Domethënë do lahesh prapë me Jorin ti?

Luizi: E?

Kiara: Do lahesh prapë me Jorin?

Luizi: Kush të tha moj? Jori është në tualet. Ç’punë kam me Jorin unë?

Kiara: Unë ty do të kështu…

Luizi: Ti më do edhe zhul mua

Kiara: Mua më pëlqen më shumë kur je, jo palarë, po kur ke pak aromën e trupit, jo të keqen të kuptohemi