PUBLIKOHET POZA/ Partnerja e Kreshës me fustan super modern në dasmë (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKOHET POZA/ Partnerja e Kreshës me fustan super modern në dasmë (FOTO)

PUBLIKOHET POZA/ Partnerja e Kreshës me fustan super modern në dasmë (FOTO)

Reperi shumë i pëlqyer nga publiku, MC Kresha i jep sot fund beqarisë. Kresha do të martohet me vajzën që prej kohësh është në një lidhje të cilën e kishte mbajtur fshehur. Ajo quhet Erzina Shehu dhe është shumë simpatike. Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës.

Pak para dasmës, “Prive.al” ka publikuar një foto të Erzinës e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Fustani duket shumë modern, aspak tradicional dhe nusja po shkëlqen në ditën më të rëndësishme.

Burime për “Prive.al” kanë zbuluar se çifti ka vendosur ta bëjë dasmën shumë private dhe të ftuarve të paktë i është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive.