KUSH DO TË SHKOJË NË “EUROVISION?” Elvana Gjata mban deri tani… vendin e parë dhe zbulojeni përse (VIDEO) – AlpeGossip
KUSH DO TË SHKOJË NË “EUROVISION?” Elvana Gjata mban deri tani… vendin e parë dhe zbulojeni përse (VIDEO)

KUSH DO TË SHKOJË NË “EUROVISION?” Elvana Gjata mban deri tani… vendin e parë dhe zbulojeni përse (VIDEO)

Festivali i RTSH, pritet të mbahet për pak ditë dhe duhet ta themi mezi po e presim. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë interesi për këtë festival duke se është rritur ndjeshëm dhe kjo ndoshta për shkak të artistëve të njohur që marrin pjesë.

Duhet ta themi se ndryshe nga festivalet e tjera, ky i këtij viti përfshin me të vërtetë emra shumë të njohur, të dëgjuar e të pëlqyer të publikut shqiptar. Një nga to është dhe Elvana Gjata e cila do të prezantohet në festival me këngën ”Me tana” e cila gjithashtu deri tani është kënga më e dëgjuar në You Tube dhe numëron 1.5 klikime.

View this post on Instagram

Tan jetën, “Me tana” 😍 link ne BIO 👆🏻

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Që në ditët e para kur u mor vesh se cilët do ishin disa nga pjesëmarrësit e festivalit, Elvana u përfol se do të ishte fituesja. Madje shumë njerëz në komentet në profilin e këngëtares janë të bindur për këtë, edhe vetë Ermal Mamaqi. Në një foto të postuar nga vetë Elvana ku prezantonte këngën e saj të re, Ermali jo vetëm që ishte i sigurt që këngëtarja do të fitonte Festivalin e RTSH, por gjithashtu dhe atë të Eurovisionit. Ai shprehej: Hajt shyqyr mo që do fitojmë 1 herë Eurovizionin.

Përveç Ermalit, dhe Robert Berisha është shprehur për ”Mirage” se do të donte që festivalin ta fitonte Elvana.

Për t’iu rikthyer këngës, duhet në fakt të themi se ky krijim është pëlqyer shumë nga publiku gjë që dallohet lehtësisht nga komentet në profilin e këngëtares por dhe gjithashtu në You Tube.

”Me tana” e përfaqëson Elvanën në të njejtën kohë si kantautore dhe këngëtare pasi teksti dhe muzika janë krijuar vetë nga ajo.

Gjithçka që na mbetet të themi është se duhet të presim dhe të shohim nëse vërtet ”Me tana” do të na përfaqësojë në Eurovision! Deri atëher, shijoni këngën… /AlpeGossip.al