KIDA feston ditëlindjen, por paska veshur fustanin që ia kemi parë shumë vajzave VIP (FOTO) – AlpeGossip
KIDA feston ditëlindjen, por paska veshur fustanin që ia kemi parë shumë vajzave VIP (FOTO)

KIDA feston ditëlindjen, por paska veshur fustanin që ia kemi parë shumë vajzave VIP (FOTO)

Kida është një nga këngëtaret më me famë shqiptare dhe më të suksesshme, e cila ka arritur që të afirmohet që në moshë të vogël në tregun muzikor shqiptar. Sot është ditëlindja e saj dhe nëpërmjet disa fotove në Instagram, Kida ka zbuluar me ndjekësit atmosferën nga festa e ditëlindjes së 21-të të saj.

Në këto foto, Kida shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër me temina në dy ngjyra gri dhe gold me fundshpinë të hapur e tejet sensuale, i çarë në të dyja kofshët që nxjerr në pah format bombastike.

Mirëpo këtë fustan ia kemi parë shumë vajzave të famshme si jashtë vendit tonë ashtu edhe në Shqipëri e Kosovë. Paris Hilton, Kendall Jenner, Morena Taraku, Nora Istrefi, Lori Hoxha, Aurela Hoxha janë vajzat që e kanë veshur këtë fustan para Kidës, por na duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.