Mes dhimbjes dhe dashurisë, Emina rrëfen vështirësitë e të qenit nënë: I harrojmë dhe krej patritur i… (FOTO) – AlpeGossip
Mes dhimbjes dhe dashurisë, Emina rrëfen vështirësitë e të qenit nënë: I harrojmë dhe krej patritur i… (FOTO)

Mes dhimbjes dhe dashurisë, Emina rrëfen vështirësitë e të qenit nënë: I harrojmë dhe krej patritur i… (FOTO)

Përpara dy javësh modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë e një vajze të cilën e quajti Mia Soraya. Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë aktive dhe ka ndarë shumë foto të vajzës së porsalindur, ku ka treguar se familjarët e saj janë shumë të lumtur me ardhjen e saj në jetë.

Mirëpo ditën e sotme Emina ka vendosur që krahas momenteve të lumtura të ndaj edhe disa nga vështirësitë që i është dashur të kalojë pas lindjes së saj. Ajo nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e saj ka treguar edhe anën tjetër të medaljes, duke rrëfyer dhimbjet që përjeton trupi i saj.

“Dashuria dhe dhimbjet pas lindjes. Gjërat që i dimë, por ne si nëna i harrojnë dhe krejt papritur i kujtojmë sërish. Dhimbjet e mitrës kur ushqejmë me gji fëmijën nuk janë shaka, në disa raste dhimbjet janë po aq të fuqishme sa edhe dhimbjet e lindjes, por ne si gra jemi të paarritshme sepse ne luftojmë përkundër çdo gjëje, në mënyrë që fëmijët tonë të jetë të shëndetshëm dhe të marrin vlerat ushqyese që ata meritojnë. Ndjej privilegj çdo herë që ushqej me gji, sepse e di që shumë gra mundohen dhe e kanë shumë të vështirë” shkruan Emina Cunmulaj në postimin e saj, i cili është pëlqyer shumë edhe nga nënat e tjera që e kanë mbështetur.