HAJDUTËT I BASTISËN SHTËPINË NË TURQI/ Zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut – AlpeGossip
HAJDUTËT I BASTISËN SHTËPINË NË TURQI/ Zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut

HAJDUTËT I BASTISËN SHTËPINË NË TURQI/ Zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut

Bizhuteri, para dhe sende me vlerë, të përkthyera në shumën e mijëra eurove janë vjedhur në shtëpinë e këngëtares dhe modeles së njohur Morena Taraku në Turqi.

Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku, e cila prej kohësh jeton dhe punon në Turqi është rikthyer këto ditë në Shqipëri për të shijuar pushimet.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur më pas në shtëpinë e saj në Turqi, i ka kushtuar këngëtares mijëra euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku tregon rrëmujën që kanë lënë hajdutët dhe kutitë e bizhuterive të boshatisura.

Artistja nga Peja, thotë se shtëpia e saj ndodhet në një nga zonat më luksoze të shtetit turk dhe një plaçkitje e tillë është e paimagjinueshme të ndodhë në atë zonë

Ndërsa mediat turke raportojnë se një shumë rreth 300 mijë euro janë marrë nga shtëpia luksoze e Morena Tarakut.

“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”.

Kujtojmë se këngëtarja, njihet për jetën e saj luksoze, veshjet ekstravagante dhe shumat marramendëse që i ati zotëron.