“TI JE DRITA JEM KUR NË JETË GJITHÇKA O TERR”/ Tayna në një lidhje? Kush është djali që i mori zemrën dhe i dedikoi këngë (FOTO) – AlpeGossip
“TI JE DRITA JEM KUR NË JETË GJITHÇKA O TERR”/ Tayna në një lidhje? Kush është djali që i mori zemrën dhe i dedikoi këngë (FOTO)

“TI JE DRITA JEM KUR NË JETË GJITHÇKA O TERR”/ Tayna në një lidhje? Kush është djali që i mori zemrën dhe i dedikoi këngë (FOTO)

Reperja shqiptare Tayna, ka lançuar këngën e saj më të re , të quajtur ‘Sicko’.

Projekti i saj më i fundit është një këngë dashurie, teksti i së cilës është i shkruar nga vetë këngëtarja.

Fakti që reperja i shkruan vetë tekstet e këngëve të saj, hedh dyshimet se ajo i’a dedikon këtë këngë partnerit të saj.

Tayna dhe menaxheri i saj Rinor Hykolli.
Deri tani, Tayna nuk ka konfirmuar se është në një lidhje, por ajo as nuk i ka mohuar ndonjëherë zërat për një marrëdhënie të mundshme dashurie në jetën e saj.

Titulli i këngës mendohet të jetë një pseudonim, që ajo i ka vendosur të dashurit të saj.

“Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o’ terr”, është një pjesë e tekstit, që të shtyn dhe më shumë të mendosh se për shkrimin e kësaj këngë, Tayna është ndikuar nga ndjenjat e saj për partnerin e mundshëm.

Ndërkohë pak kohë më parë, në emisionin ‘Thumb’ , rivalja e saj Arta Memedi, ka hedhur disa dyshime , ku thotë se partneri i Taynës është Rinor Hykolli, dhe se ajo i’a dedikon atij këngët e dashurisë.

Arta e pyetur në intervistën e saj ka thënë se Rinori e ka tradhëtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes.

“Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku, ka bërë tentativat e veta por unë jam larguar sepse nuk mund të vazhdoja kur njeriu me të cilin unë kam punuar i ka dhënë hapësirë dikujt tjetër. Rinori më ka tradhëtuar nga ana profesionale dhe personale me Taynan. Meshkujt, ndodh tradhtojnë. Por tradhtia nga ana profesionale më ka prekur më shumë” , – është shprehur reperja maqedonase Arta Memedi.

Arta e pyetur më parë, në intervistën e saj ka thënë se Rinori e ka tradhëtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes.