"ARRESTOHET" PAPAGALLI/ Spiunonte policinë tek padroni shpërndarës droge - AlpeGossip
“ARRESTOHET” PAPAGALLI/ Spiunonte policinë tek padroni shpërndarës droge

“ARRESTOHET” PAPAGALLI/ Spiunonte policinë tek padroni shpërndarës droge

Një papagall u arrestua në Brazil, në shtetin e  Piauí. Shpendi ishte instruktuar nga padroni i tij, një shpërndarës droge,  për ta lajmëruar nëse vinte policia si dhe për të bërë postierin

“Mami policia” ishte fraza kyçe.

Të hënën e 22 prillit, një blic agjentët arritën t’i kapin të dy.

Shpërndarësi tentoi të arratisej, por policia arrestoi shpërndarësin dhe një grua tjetër.

Bashkë me çiftin, policët morën edhe papagallin, i cili tani ndodhet në një kopsht zoologjik vendas.

Lajmi, i bërë i ditur nga shtypi Brazilian dhe >ashington Post, u bë menjëherë viral.

Një gazetar Brazilian tha se pas arrestimit, shpendi nuk nxori asnjë tingull, por qëndroi në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që një papagall përfshihet në trafikun e drogës.

Në vitin 2010, në Kolumbi, e njëjta gjë ndodhi me një zog tjetër.

Ai ishte stërvitur për të thirrur : “Vrapo, Vrapo!” në spanjisht sapo të shihte një polic.