“ILIRI PO DISKRIMINON BALERINËT”/ Albi Nako shpreh kritikat ndaj jurisë së DWTS – AlpeGossip
“ILIRI PO DISKRIMINON BALERINËT”/ Albi Nako shpreh kritikat ndaj jurisë së DWTS

“ILIRI PO DISKRIMINON BALERINËT”/ Albi Nako shpreh kritikat ndaj jurisë së DWTS

Albi Nako, si pjesë e panelit të Fan Club DWTS, çdo të diel, gjithmonë e shpreh hapur mendimin e tij jo vetëm për konkurrentët në garë dhe balerinët që i shoqërojnë, por njëkohësisht edhe për jurinë dhe kolegët e tij. Këtë të diel, ai tha se anëtarët e jurisë duhet të tregohen më të kujdesshëm me komentet e tyre.

Ndërsa dha disa shembuj, Albi theksoi se disa balerinë komplimentohen nga juria, kurse të tjerë jo. Albi u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë në spektakël.“Punët e shkundjeve dhe tundjeve. Duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve, se kam vënë re një lloj diskriminimi deri diku, mund ta them. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre.

Kjo, dashje pa dashje, krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit. Unë mendoj se kjo krijon një përqasje tjetër tek VIP-at, që duke kërcyer me monumente kulture që theksohen nga juria krijohet një ide e gabuar, që ne që kërcejmë me këta monumente e kemi garën deri diku edhe të marrë. Ka një përshtypje të gabuar, unë e quaj deri diku edhe diskriminim, duhet të jemi pak më të kujdesshëm, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Unë, me sa vë re, disa përkëdhelen, disa jo. Këtu mund të them dhe rastin e Gracianos, që e shoh sikur juria nuk e do”,- u shpreh Albi.