DUHET TI DINI/ Ja arsyet pse prindërit duhet ta heqin nga dora celularin – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ja arsyet pse prindërit duhet ta heqin nga dora celularin

DUHET TI DINI/ Ja arsyet pse prindërit duhet ta heqin nga dora celularin

Mesatarisht, një person në SHBA-ës, kalon të paktën 3 orë me telefonin e tij, por ky fenomen është i prekshëm thuajse në të gjithë familjet e reja të botës. Psikologët madje, thonë se sot familjet kalojnë më shumë kohë “bashkë të vetmuar”, që do të thotë se janë të pranishëm vetëm fizikisht me fëmijët e tyre. Në fund të ditës, ai që vuan pasojat është fëmija.

Nëse fjalitë më sipër iu duken klishe, më poshtë keni të renditura gjithë arsyet pse duhet ta hiqni tani nga dora telefonin.

1. Nesër, fëmijët tuaj mund të kenë probleme me zhvillimin social

Mungesa e vëmendjen së prindërve jo vetëm që ndikon tek humori i luhatur i fëmijëve, por dëmton edhe zhvillimin e trurit të tyre.

Ata do të jenë emocionalisht të paqëndrueshëm nesër dhe shumë më të rrezikuar ndaj depresionit, sjelljeve apo substancave abuzive.Kujtoni që  fëmijët kanë nevojë për një mjedis të qëndrueshëm për t’u rritur mendërisht të shëndetshëm.

2. Bëhen të egër dhe të pabindur

Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur zgjedhin telefonin para fëmijëve të tyre. Si përgjigje, mund të marrin sjellje agresive të të vegjëlve, thjesht për të marrë vëmendjen e tyre.

Kjo mungesë, i bën ata të mendojnë se nuk i doni mjaftueshëm. Diçka e tillë ul vetëvlerësimin e tyre duke i shkaktuar kështu stres të panevojshëm.

3. Fëmijët nuk ju shohin më si shembull të mirë

Për shumë njerëz, të rrinë një minutë të vetme pa telefonin në duar, është torturë. Gjatë kohës cilësore që kaloni me familjen, kujtohuni të hidhni tutje celularët për të ndërvepruar ballë për ballë me fëmijët.

Fëmijëve, nuk u shpëton asnjë mimikë e bërë nga të rriturit, kështu që shembulli juaj jo i mirë do të ndikojë negativisht tek mënyra se si nesër ata do të sillen me njerëzit.