Xhemi Shehu tregon lidhjen e ngushtë me “Portokallinë”: Nëse heq dorë prej saj do të tërhiqem edhe nga televizioni – AlpeGossip
Xhemi Shehu tregon lidhjen e ngushtë me “Portokallinë”: Nëse heq dorë prej saj do të tërhiqem edhe nga televizioni

Xhemi Shehu tregon lidhjen e ngushtë me “Portokallinë”: Nëse heq dorë prej saj do të tërhiqem edhe nga televizioni

“Sekretet e Portokallisë”, nën prezantimin e Devis Mukës, është një nga programet më të ndjekura të verës në televizionin Top Channel.

Aktorët e “Portokallisë” gjatë këtij sezoni na kanë treguar të thënat, të pathënat, vështirësit e të qeshurat në rolet e tyre. Veç këtyre, vëmendjen e publikut e ka tërhequr edhe prezantuesja Xhemi Shehu e cila veç moderimit shpeshherë ka bërë edhe role të ndryshme.

Në puntatën e djeshme të “ Sekretet e Portokallisë” moderatorja na ka treguar se e dashuron punën e saj në këtë spektakël. Madje është shprehur se nuk e sheh si punë por si një argëtim .
Xhemi ka prezantuar edhe programe të tjerë ne Top Channel ,por duket se ajo ka gjetur veten në këtë spektakël.

Ajo ka rrëfyer se nëse një ditë do të heq dorë nga televizioni sigurisht që do ta mbyll me moderimin e “Portokallisë”.
E pra, mesa duket Xhemi nuk dëshiron të marrë një tjetër emision në moderim, por dëshiron të jetë pjesë e “Portokallisë” deri në përfundim të karrierës së saj