“JANË KOT…”/ Iliri flet me emra, ndërhyn Einxhel: Balerin je, jo kritik arti – AlpeGossip
“JANË KOT…”/ Iliri flet me emra, ndërhyn Einxhel: Balerin je, jo kritik arti

“JANË KOT…”/ Iliri flet me emra, ndërhyn Einxhel: Balerin je, jo kritik arti

Një “luftë” e heshtur duket se ka nisur mes Ilirit e Arjolës me Donaldin e Trixës.

Gjithçka lindi pas spektaklit të së martës që pati diskutime të ashpra për punët e shtëpisë mes Arjolës dhe Donaldit me Trixën.

Ndërkohë, një moment kur Iliri tha se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka nxitur reagime pasi foli me emra.

Iliri: E kam pasur për shumë që kanë këtu brenda, e kam për disa që janë këtu se nuk më pëlqen karakteri i tyre.

Donald: Kush janë?

Iliri: Duhet të të jap llogari ty?

Donald: Jo thuaja publikut.

Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike…

Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash?

Arbana: Çfarë është ky paragjykim për një nga programet më të shikuara në Top Channel.

Antonela: Është shumë çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.

Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.

Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?

Iliri: Tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, tjera thua këtu.

Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto mi thua sot javën e katërt.

Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im.

Antonela: Sa herë që më përmendet që kam ardhur nga një emision. Do jua them që jam krenare se nga ku vij se falë Për’puthen e Top Channel këtu ku jam. Dhe nuk do të guxoni ta thoni më këtë gjë. Nëse jam këtu, e meritoj. Nuk jam lutur për tu futur këtu.

Iliri: Duhet të kishte më shumë artistë.

Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.