SI ËSHTË TË JESH NJË GRUA QË EJAKULON/ Rrëfimet e vajzave shqiptare – AlpeGossip
SI ËSHTË TË JESH NJË GRUA QË EJAKULON/ Rrëfimet e vajzave shqiptare

SI ËSHTË TË JESH NJË GRUA QË EJAKULON/ Rrëfimet e vajzave shqiptare

Prej vitesh ejakulimi tek femrat ka qenë objekt debati. Të sqarojmë fillimisht atë që besojnë pjesa më e madhe e njerëzve që nuk kanë shumë informacion rreth ejakulimit tek femrat. Nuk është urinë! Thënë këtë, shpresojmë të kemi qetësuar të gjitha ato vajza që ndihen keq kur u ndodh me partnerin. Ndërkohë që ka ekspertë që besojnë se diçka të tillë mund ta arrijnë të gjitha gratë, mbetet ende për t’u vërtetuar, por mënyra si arrihet është praktikisht duke stimuluar pikën G me gishta, rreth 5 cm brenda vaginës, me gishtat e orientuar drejt barkut. Ndërsa stimulohet ndjen dëshirën për të urinuar dhe vetëm duke lënë veten totalisht të lirë mund të ndodhë ejakulimi.

Në fakt një pjesë e mirë e ndjekëseve tona e kanë provuar dhe shijuar shumë këtë përvojë, bashkë me partnerët. Lexoni letrat e ardhura në inbox-in e Anabel të renditura më poshtë.

Shënim: Ky artikull u realizua në gusht të 2017-s dhe në vijim është përditësuar me të tjera informacione.

“Nëse një mashkull ejakulon një, dy apo tre herë, unë kam pasur raste që s’kishte shanse të mbaja numërimin. Është ndjesi vërtet shumë e bukur dhe nuk mund ta imagjinoj dot seksin ndryshe!  Jam me fat që trupi im është aq i ndjeshëm, por nga ana tjetër duhet të ndërroj çarçafet sa herë bëj seks. Kur fillojmë lojërat me burrin, qëllimi i tij është gjithmonë që ta bëjë krevatin ujë dhe me sa më ka thënë, edhe për të është kënaqësi që arrin të më kënaqë mua deri në atë farë pike. Në fillim kisha frikë, më dukej sikur ishte prishur diçka brenda meje, sepse nuk e dija që edhe femrat mund të përjetonin diçka të tillë, por tani ndihem e bekuar në kuptimin e plotë të fjalës. E njoh trupin tim mirë dhe e vetmja gjë që më nevojitet është që bashkëshorti të dëshirojë seks, sepse pas gjithë këtyre viteve martuar di si ta kënaq atë edhe veten time! Gjë që kam ndërmend ta bëj edhe sot.”

***

“Jam një ndër ato femra që më ndodh ejakulimi. Ejakulimi nuk ndodh vetem gjatë orgazmës së femrës.  Ajo ndodh më shumë kur femra është shumë e eksituar dhe vazhdon të ketë derdhje të tilla edhe pse mund të mos kalojë në orgazëm. Vërtet është një ndjesi që të çmend.”

***

“Kam një jetë aktive seksuale që prej 15 vjetësh. Nuk e kisha idenë e ejakulimit që i ndodh femrës (squirt) deri në momentin që e kam provuar vetë para një viti e gjysmë. Për disa arsye arrij të krijoj një lidhje jashtëmartesore pas 12 vitesh martesë. Në takimin e dytë me këtë person më bën që të ejakuloj. Ndjesi që të çon në një gjendje më të fortë se sa një orgazëm normale me penetrim, ekstaze. Mënyra se si partneri im më çon në këtë gjendje është me dorë dhe me gojë. Më thotë shpesh që jam femër e veçantë, sepse arrij disa lloje orgazmash; penetrim, squirt, masturbim madje të shumta në numër (pesë herë në një marrëdhënie). Jam e bindur që shumica nuk e kanë idenë se çfarë është ky lloj ejakulimi po ashtu si edhe unë që herën e parë kur më ndodhi më mbuloi turpi se thashë ‘bobo bëra cicin e nuk arrita ta kontrolloja’.”

***

“E kam provuar ndjesinë e ejakulimit pas shumë vitesh eksperiencë seksuale. Herët e para jam ndjerë në siklet, nuk e kuptoja ç’po ndodhte dhe pse ndihesha në qiellin e shtatë. Partneri më lutej ta shijoja, sepse është diçka që i jepte kënaqësi seksuale dhe atij dhe mos shqetësohesha, por vetëm ta shijoja pafund. Duke qenë se në biseda vajzash nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për një fenomen të tillë, sigurisht që nuk ndihesha mirë, mendoja se kishte diçka që nuk shkonte dhe partneri duke qenë që më donte nuk dëshironte të më vinte në siklet. U konsultova me një gjinekologe dhe i tregova ç’më shqetësonte e më tha: ‘Shijoje, shumë vajza do të donin të përjetonin këtë kënaqësi’. Më vjen keq që momentet e para i trajtova si diçka problematike dhe nuk i shijova sa duhet duke frenuar veten dhe atë që trupi po përjetonte, por tashmë jam e lumtur që jam një nga ato që e përjetojnë në formë të tillë dhe përpiqem thjesht ta shijoj!”

***

Pozicionet seksuale që i bëjnë gratë të ejakulojnë!

Pozicioni #GirlOnFire

Tjetri është #HapuSusam!

Pozicioni #LoveOnTop

I radhës #VithetLart

I fundit #Ngjitur-Ngjitur

Si të ejakulojnë gratë, me ose pa burrë

– Rregullat e arta

a. Merreni shtruar

b. Gjeni dhe stimuloni pikën G

c. Jini të duruar dhe mos kini pritshmëri

– Një guidë hap-pas-hapi

1. Rregulloni atmosferën

2. Rehatohuni dhe largoni të gjithë tensionin nga trupi

3. Sigurohuni që askush nuk do t’ju shqetësojë

4. Jepi vetes kohë mjaftueshëm

5. Mund të vendosni peshqirë kështu nuk sakrifikoni çarçafët e pastër.

6. Gjeni pikën G

Është brenda vaginës tuaj, 1.5-5 cm nga hyrja, në murin vaginal drejt stomakut.

Është e vetmja sipërfaqe pak e ashpër brenda vaginës, si lëkurë portokalli.

Sigurohuni që të keni një pamje të qartë të vulvës, zonës së jashtme të vaginës. Uluni në gjunjë dhe vendosni një pasqyrë mes këmbëve. Shtyni muskulin pelvik dhe do të shihni pikën G që shtyhet drejt hyrjes së vaginës tuaj.

7. Butësisht dhe ngadalë stimuloni

Mbani mend që kjo nuk është garë për performancë, prandaj merrni kohën e nevojshme dhe eksploroni pa patur pritshmëri specifike.

Përdorni lubrifikant për t’u siguruar që ndjesia do të jetë e kënaqshme. Pastaj stimuloni pikën G me gishta ose një lodër seksi të kthyer që mund të kapë pikën G.

Ndërsa stimuloni pikën G dhe vini në qejf, gjendrat erektile do të mbushen me gjak. Pika G dhe buzët e vaginës do të zmadhohen më shumë.

8. Dëgjoni trupin dhe mos e mbani veten

Jini të ndërgjegjshme për ndjesitë e trupit tuaj. Duhet të jetë e kënaqshme.

Për pjesën më të madhe të grave, ejakulimi mund të ndodhë kur pika G dhe vulva janë mbushur me gjak dhe si rrjedhojë janë rritur në përmasa.

Sepse ejakulimi vjen nga uretra, ndjesia e të urinuarit është një shenjë e mirë.

Shtyni ndërsa relaksoheni. Duhet të jeni vërtet të relaksuara që të ndodhë ndjesia e të urinuarit.

Disa gra mund të ejakulojnë vetëm kur pika G stimulohet, për të tjera është e kundërta dhe ndodh vetëm kur nuk ka penetrim.

9. Nëse jeni me partnerin, provoni pozicionin cowgirl ose doggy style

Mbani mend, ejakulimi femëror mund të ndodhë me tentativën e parë, ose mund të dojë kohë për t’u realizuar. E rëndësishme është të ndiheni mirë me trupin tuaj. anabel.al