Lori Hoxha nuk ka zgjedhur të jetë aspak e frikshme këtë Halloween, por përkundrazi me transformimin e saj u bë super yll. Lori zgjodhi të vishej me fustan të zi të shkurtër e me xixa dhe krahë të zeza ëngjëlli, por bëri dhe një ndryshim në pamje.
Në fotot e postuara në Instagram, fashionistja u shfaq me flokë të prera shkurt, pamje kjo që i shkon shumë dhe që pati edhe pëlqimin e Sarës.
“Hajde Lori hajde”, i komentoi Sara Lorit duke treguar se po i pëlqen shumë motra me pamjen e re.
“Shkova në ferr dhe u ktheva me krahë engjëlli”, ishte përshkrimi që Lori i vendosi fotos.