Rozana Radi i tha të gjitha për “burrin e fshehtë”: Kërkonte çelësin poshtë këmbëve të mia – AlpeGossip
Rozana Radi i tha të gjitha për “burrin e fshehtë”: Kërkonte çelësin poshtë këmbëve të mia

Rozana Radi i tha të gjitha për “burrin e fshehtë”: Kërkonte çelësin poshtë këmbëve të mia

“Veç çmimit të parë, nga Kënga Magjike Rozana Radi doli edhe me burrë…” Ishte pikërisht ajo koha kur të gjithë mësuan se aktorja dhe këngëtarja e njohur ishte në një lidhje prej disa vitesh, por e kishte ruajtur gjithmonë para kureshtjes së publikut. Por nuk ia doli dot për shumë gjatë.

Tani që të gjithë e dimë që Rozana bashkëjeton me partnerin e saj, presim të mësojmë edhe hapa të tjerë në këtë marrëdhënie.

Sonte, meqenëse nuk ka më gjë për të fshehur, Rozana i rrëfeu të gjitha për partnerin e saj. Fillimisht, pas pyetjes “A ke ndonjë burrë të fshehtë që nuk do t’ua tregosh njerëzve?”, Rozi u përgjigj pa e zgjatur: “Burrë kemi. E mbajtëm të fshehtë derisa na zbuluan. Kemi dalë në publik edhe me burrin. Por nuk e kemi ende burrë, e kemi shok”, – tha ajo pa fshehur më asgjë për raportin e saj.

Po ç’plane ka për të ndryshuar statusin? “Këto plane kemi, por të shohim”, – përgjigjet ajo pas pyetjes nëse do të ketë një martesë apo një bebe së shpejti.

Por si është njohur Rozana me shokun e saj, çfarë e tërhoqi më shumë tek ai? Edhe kësaj pyetjeje këngëtarja iu përgjigj pa doreza: “Ai më bënte për të qeshur. Ai nuk ishte aktor dhe e kishte këtë talent të fshehur, që të më bënte për të qeshur” – tha ajo duke u ndalu edhe te momenti i bukur i njohjes.

“Ne jemi njohur një natë në lokal. Atij i kishte humbur çelësi i shtëpisë dhe po e kërkonte poshtë këmbëve të mia. Si përfundim e pyeta ‘çfarë kërkon këtu?’ dhe ai më tha ‘po kërkoj çelësin’”, – tha Rozana.

Pas kësaj, nuk u munduan më të gjenin çelësin, sepse “unë i dhashë çelësin e shtëpisë sime.”