Se ata që lexojnë lajme showbizi e kulture, apo ata që i kanë ndjekur festivalet e këngëve me kërshëri e dinë mirë që vargjet e “Për një çast më ndali zemra” i ka shkruar Timo Flloko. Varianti origjinal është kënduar nga Pirro Çako dhe Rovena Dilo, por dje në mbrëmjen për Timon e kënduan Pirro dhe Xhensila Myrtezaj. Xhensila na kujtoi pak Eli Farën në mënyrën se si këndon. Bukur pa dyshim, por varianti origjinal i këngës me Rovena Dilon është i papërsëritshëm.
Po nuk është hera e parë. Kjo duet është bërë edhe njëherë mes Pirros e Xhensilës në “100 vjet muzikë”