Ditën e sotme moderatorja e sportit Hygerta Sako habiti të gjithë ndjekësit e saj me postimin në Facebook duke treguar se ajo tashmë është në një lidhje.
Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por duket se këtë lajm e kanë pritur mirë të gjithë miqtë e saj.
Dhe pas këtij lajmi moderatorja hyri në Instagram dhe bëri një postim të veçantë për vajzën e saj Anais e cila sot mbush 13 vjeç.
“13 vjet së bashku, 13 vjet mirënjohje ndaj Zotit që më fali një engjell, një motiv për të gëzuar e jetuar çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen fryma ime, thesari im, buzëqeshja ime ”, shkruan Hygerta në urimin për vajzën e saj.