E PABESUESHME/ Fansat organizojnë protestë kundër ndarjes së Norës dhe Robertit (FOTO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Fansat organizojnë protestë kundër ndarjes së Norës dhe Robertit (FOTO)

E PABESUESHME/ Fansat organizojnë protestë kundër ndarjes së Norës dhe Robertit (FOTO)

Pas 13 vitesh bashkë ditën e djeshme, Roberti lajmëroi në një postim se martesa e tij dhe e Norës kishte përfunduar dhe se i uronte asaj gjithë të mirat.

Siç duket ky vendim nuk është pritur mirë nga ana e fansave të cilët së fundmi kanë organizuar një protestë kundër ndarjes së tyre.

Në Facebook është krijuar një event me emrin “Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”.

“U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje. Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për t’i thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës.  “Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë.”, shkruhej aty.

Edhe pse duket e pabesueshme deri tani 3,800 njerëz janë të interesuar për këtë event.

Image