DIVERSITETI QË NA KA MUNGUAR PREJ KOHËSH/ Elton Ilirjani e Dario Doka pjesë e emisioneve kryesore në vend (FOTO) – AlpeGossip
DIVERSITETI QË NA KA MUNGUAR PREJ KOHËSH/ Elton Ilirjani e Dario Doka pjesë e emisioneve kryesore në vend (FOTO)

DIVERSITETI QË NA KA MUNGUAR PREJ KOHËSH/ Elton Ilirjani e Dario Doka pjesë e emisioneve kryesore në vend (FOTO)

Me kalimin e kohës në Shqipëri po zhduket tabuja e personave të komunitetit LGBT që shfaqen hapur dhe në ekran. Nëse më parë kjo ishte diçka e pazakontë, përmes fushatave dhe ndërgjegjësimeve të ndryshme njerëzit e kanë kuptuar se jo të gjithë janë njësoj dhe kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të jemi të barabartë pavarësisht orientimeve seksuale që kemi.

Gjatë viteve jemi përballur me raste diskriminimesh dhe paragjykimesh për sa i përket individëve që i përkasin komunitetit LGBT, por duket se tashmë publiku është mësuar dhe e ka pranuar se njësoj si çdokush tjetër dhe njerëzit me pëlqime seksuale të ndryshme gëzojnë të drejta të njejta.

Këtë gjë fare mirë mund ta dallojmë dhe nga përfshirja e këtyre personazheve në emisione dhe televizione të ndryshme. Nëse hapim disa nga mediat më të famshme shqiptare patjetër që do mund të dallojmë dhe praninë e personave të cilët kanë bindje seksuale të ndryshme.

Shembujt më konkret janë i riu i apasionuar pas grimit Dario Doka dhe biznesmeni Elton Ilirjani tëcilët fare lirshëm dhe pa asnjë kompleks e kanë pranuar se kanë pëlqim për meshkujt dhe ndihen të lumtur për këtë gjë.

Në emisionin ”E Diell’, i riu Dario Doka del çdo javë në rubrikën ”Beauty”, kjo dhe për shkak të pasionit të tij për makeup-in dhe bukurinë. Dario gjithashtu ka dhe një llogari në You Tube ku shpesh poston video të tijat duke ushtruar pasionin e tij në të cilën të themi të drejtën, është i talentuar. Grimieri fillimisht u bë i famshëm si mashkulli i parë shqiptar që bë makeup dhe mesa duket me kalimin e kohës. falë talentin të tij ai ka arritur një sukses akoma më të madh.

I ftuar në një intervistë në ”Pop Culture” Dario ka folur hapur për seksualitetin e tij. Ai është shprehur se: Unë jam mashkull, më pëlqejnë meshkujt dhe pikë. S’mund të ndryshoj! Kam shumë dëshirë të kem fëmijë dhe do t’i edukoj më mirë se dy prindër normal. Unë e mendoj të ardhmen jashtë shtetit dhe fëmija do rritet do e shohë vetë. Askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem fëmijë apo jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gej nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pikë.

Nga na tjetër kemi biznesmenin Elton Ilirjan i cili fare hapur ka pranuar orioentimin e tij seksual dhe në asnjë moment nuk është ndikuar nga komentet dhe paragjykimet e njerëzve. Tashmë biznesmenin e njohur jemi mësuar ta shohim prezent në shum emisione të ndryshme ku jep intervista lidhur me jetën e tij. Eltoni, një tip i hapur dhe pa komplekse ka treguar historinë e jetës së tij pa u ndikuar aspak nga opinionet e publikut dhe gjithashtu është ndjerë gjithmonë mirë sepse ka qenë i qetë m,e veten e tij.

Tani, dy vite pas deklaratës së tij publike se ishte homoseksual, Eltoni  shijon jetën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai nuk e ka aspak problem të shfaqet i lyer, me bizhuteri dhe gjithçka që ai dëshiron. Biznesmeni i suksesshëm gjithashtu nuk e ka as problem të japi intervista dhe të shprehet për orientimin e tij seksual pa e lënë veten të ndikohet nga paragjykimet ose opinionet e publikut.

Është viti 2019, dhe ne jemi të lumtur që më në fund, populli ynë po mësohet me diversitetin që shoqëria njerëzore ka. Vlen të përmendet se pavarësisht orientimeve seksuale dhe jo vetëm, të gjithë kemi të drejta të barabarta dhe askush nuk duhet të gjykohet.

Ne shpresojmë se në të ardhmen, më shumë njerëz të komuniteteve të ndryshme do të përfshihen në botën televizive, dhe kjo, për të na treguar se akoma kemi shumë gjëra që nuk dimë për shoqërinë në të cilën jetojmë. /AlpeGossip.al