Këngëtarja e njohur Baby G pas largimit nga labeli ‘On Records’ i prishi pothuajse të gjitha marrëdhëniet me të. Mirëpo me një gjest të bërë së fundmi, ajo ka treguar se kjo marrëdhënie është rregulluar, të paktën me një ish-anëtare të labelit.
Bëhet fjalë për këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Kidën. Para pak ditësh ajo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar ‘Mall’. Këngë kjo që është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares dhe mesa duket dhe nga Baby G.
Baby ka publikuar në Instastoryn e saj një fragment nga kënga e Kidës, të marrë nga Instagrami i saj. ‘Ajo është e lezetshme’, ka shkruar ajo, duke treguar se me Kidën nuk ka aspak hatërmbetje dhe e ka mbështetur publikisht.