Çfarë djali! Noizy surprizon fansin e tij 20-vjeçar në mes të klasës… Dhurata që i bëri është thjesht fantastike (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë djali! Noizy surprizon fansin e tij 20-vjeçar në mes të klasës… Dhurata që i bëri është thjesht fantastike (FOTO)

Çfarë djali! Noizy surprizon fansin e tij 20-vjeçar në mes të klasës… Dhurata që i bëri është thjesht fantastike (FOTO)

Padyshim Noizy është një ndër reperët më të njohur dhe më të pasur në Shqipëri. Makinat e tij të shtrenjta, videoklipet, jeta e qejfit, luksi dhe fama që ka na kanë bërë të mendojmë se reperi jeton si “Liza në botën e çudirave”.

Noizy gjithashtu ka një numër shumë të madh fansash dhe ndjekësish në rrjetet sociale, por ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, reperi ka treguar gjithmonë që ka një lidhje të veçantë me ta dhe madje shumë herë u kthen edhe komentet ose mesazhet.

Megjithatë veprimi i tij i fundit i ka habitur të gjithë. Njëri prej fansave të tij të zjarrtë feston sot përvjetorin e 20-të të ditëlindjes së tij. Reperi ka shkuar ditën e sotme në shkollën e djalit dhe me një tortë në duar ka hyrë brenda në klasën e tij duke e lënë atë pa fjalë.

Në videon e postuar nga vetë Noizy shihet teksa djali i ulur në bankën e parë, i shastisur nga kjo surprizë nuk i besonte syve kur pa idhullin e tij të hynte në klasë dhe ti kërkonte atij të frynte qirinjtë.