“Gënjeshtra”, Priscilla Presly reagon ndaj mediave: Nuk thashë kurrë se Elvis vrau veten – AlpeGossip
“Gënjeshtra”, Priscilla Presly reagon ndaj mediave: Nuk thashë kurrë se Elvis vrau veten

“Gënjeshtra”, Priscilla Presly reagon ndaj mediave: Nuk thashë kurrë se Elvis vrau veten

Vetëm pak ditë më parë në mediat ndërkombëtare qarkulloi lajmi se ish-bashkëshortja e Elvis Presley-t, kishte deklaruar se mbreti i muzikës kishte vrarë veten.

Por këto raportime Priscilla Presley i ka hedhur poshtë duke i quajtur ‘Fake News’.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo është shprehur se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nuk është shprehur kurrë se Elvis kishte vrarë veten.

Priscilla Presley: “Kurrë nuk kam thënë se Elvis ishte në depresion dhe ka vrarë veten. Fjalët e mia janë nxjerrë jashtë kontekstiti ‘Ai e dinte se çfarë po bënte’.

Kjo histori filloi nga ‘The Mirror’ në Britaninë e Madhe është marrë nga Daily Mail e media të tjera angleze. Të dyja mediat u nisën nga fjalët e mia në dokumentarin ‘The Searcher’, si burim i kësaj histori të trilluara. T’ju vijë turp! Ato e dinë mirë se çfarë po bëjnë.

Po mundohen të shesin gazeta duke shkruar gjëra të pavërteta.

Falemiderit atyre që i shikojnë gjërat ashtu siç janë: lajme të rreme.”