Pas rikthimit në TCH Jonida Shehu tregon planet: Në shtator do të bëj diçka ndryshe… – AlpeGossip
Pas rikthimit në TCH Jonida Shehu tregon planet: Në shtator do të bëj diçka ndryshe…

Pas rikthimit në TCH Jonida Shehu tregon planet: Në shtator do të bëj diçka ndryshe…

Jonida Shehu do të rikthehet në televizionin “Top Channel” me një format krejt ndryshe.

E ftuar në emisionin “Thumb”, moderatorja zbuloi se në shtator do të rikthehet me një format të ri, që nuk do të ketë lidhje me emisionin e përditshëm “Pasdite në TCh”.

“Kam 16 vite që punoj dhe nuk mund ta fik motorin dhe të mbyll kontaktet me njerëzit e televizionit. Jam duke menduar, diskutuar, shkruar projekte të cilat nuk janë finalizuar . Është e sigurt që në shtator do të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të jem më në një format të përditshëm që është skllav i studios dhe i të ftuarve”, është shprehur Jonida.

“Blitz.al” njofton se Shehu nuk do të jetë thjesht moderatore, por edhe autore dhe producente.

“Kemi një plan që po e punojmë. Jemi në proces por është ende herët”, tregoi Jonida Shehu.

Me sa duket sezoni i ri do të nisë me surpriza, dhe ne nuk na mbetet gjë veçse të presim muajin shtator që do tv rikthejë Jonidën në “Top Channel”.