“NUK E DIJA ASNJËHERË…”/ Elita sapo na tregoi trupin para dhe pas lindjes dhe ndryshimi është i dukshëm – AlpeGossip
“NUK E DIJA ASNJËHERË…”/ Elita sapo na tregoi trupin para dhe pas lindjes dhe ndryshimi është i dukshëm

“NUK E DIJA ASNJËHERË…”/ Elita sapo na tregoi trupin para dhe pas lindjes dhe ndryshimi është i dukshëm

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në fillim të muajit mars. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën një emër shumë të veçantë, ashtu siç kishin paralajmëruar prej kohësh. Dyshja zgjodhën emrin Bota për vogëlushen e tyre dhe menjëherë pas lindjes i hapën një llogari në Instagram.

Tanimë ka kaluar 1 muaj dhe dy javë nga ardhja në jetë e vogëlushes dhe mami Elita duket se ka ardhur në formë shumë shpejt. Ditën e sotme, bukuroshja ka publikuar ndryshimet që ka pësuar trupi i saj para dhe pas lindjes.

Ajo ka publikuar një foto të sajën një javë para lindjes, ku duket mjaft e lumtur dhe me barkun e rrumbullakosur.

Dhe për të treguar ndryshimet që ka pësuar, ka publikuar një video ku ka treguar se është 1 muaj e dy javë pas lindjes ku ka vënë në fokus barkun e sheshtë.

Për ta përmbyllur, Elita ka ndarë me ndjekësit një shprehje ku thuhet:

“Unë nuk e dija asnjëherë fuqinë e trupit tim derisa u bëra me fëmijë”.

Elita iu është rikthyer sërish formave të saja trupore dhe duket në formë perfekte. Pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve dhe në shtatzëninë e dytë shtoi 18 kilogramë, moderatorja ka linja trupore për t’u pasur zili.