“ZËRI, AROMA…”/ Njerëzit e verbër tregojnë se çfarë i tërheq fizikisht tek një person – AlpeGossip
“ZËRI, AROMA…”/ Njerëzit e verbër tregojnë se çfarë i tërheq fizikisht tek një person

“ZËRI, AROMA…”/ Njerëzit e verbër tregojnë se çfarë i tërheq fizikisht tek një person

#1

Si dikush i verbër, unë kënaqem me zërat e njerëzve. Kjo më ndihmon edhe t’i kujtoj ata më mirë.

#2

Nuk po gjej një fjalë më të mirë, por për mua do ishte “tekstura”. Ç’ndjesi ka? A është i fortë apo i butë si arush? A dëshiron të preket në mënyrë intensive apo është nga njerëzit që s’ju pëlqen shumë kontakti.

#3

Rrahjet e tyre të zemrës.

#4

Më duhet të më pëlqejë personaliteti i dikujt. Dhe i pyes miqtë e mi nëse ai/ajo është “njeri i mirë”. Unë jam i shkurtër, por preferoj njerëzit e gjatë. Sidoqoftë, s’mund të them që e kam problem gjatësinë apo diçka tjetër fizike.

#5

Për mua, ka shumë rëndësi higjiena. Më pëlqen dikush i aftë për t’u kujdesur për veten. Diçka që s’më pëlqen fizikisht do ishte shpina e padepiluar.

#6

Zëri, aroma dhe zgjedhja e tij në materialin e rrobave që vesh, por ky i fundit s’është ndonjë problem i madh sidoqoftë.

#7

Për njerëzit e verbër shpesh ndodh e kundërta: Ne njohim në fillim personalitetin e dikujt dhe më pas familjarizohemi me mënyrën si duket ai person. Thënë kjo, ajo që vë re në fillim është se si bisedon ky njeri. A më ngroh apo jo.

#8

Për mua është zëri dhe lloji i trupit. Pamja nuk ka rëndësi, por do preferoja dikë të mbushur.

#9

Flokët e gjatë që kalojnë qafën. Të kalosh duart përmes tyre duket si një ëndërr e bukur.

#10

Më pëlqen dikush që ndihet i pastër, me lëkurë të butë dhe flokët të butë e të mirëmbajtur. Prirem të tërhiqem drejt aromave më të ëmbla, me fruta dhe kam vënë re se zakonisht më pëlqejnë aromat e mangos, luleshtrydhes dhe portokallit.

#11

Aroma. Është gjëja e parë që më mbetet në mendje pas një takimi. Së dyti, sa afër i ndjen me përqafimet e para. Kur ndihesh sikur je në një vend të butë dhe të ngrohtë, ndjesia e sigurisë në atë moment është e adhurueshme.

#12

Nëse do bëja një renditje nga më e rëndësishmja do thoja: çfarë dëgjoj, çfarë nuhas, çfarë ndiej, çfarë shoh. Më konkretisht nga ana fizike, më pëlqen lëkura e butë, e lëmuar dhe e këndshme dhe një trup me forma.

#13

Si një burrë i verbër, më pëlqen gjoksi.

#14

Kushërira ime e verbër në fjalimin e dasmës së saj, i përmendi bashkëshortit “flokët e gjatë e të mëndafshtë”.

#15

E dashura ime thotë se i pëlqen të ndjejë muskujt e mi: të dridhur, të përkulur dhe të relaksuar, në varësi të asaj që po bëj.

#16

Më pëlqen të dëgjoj zërat e njerëzve dhe të kap çdo gjë që është unike për ta: theksi, një fjalë që thonë ndryshe nga të tjerët etj. Gjërat e vogla, që njerëzit s’i vënë re, më ndihmojnë të identifikoj dikë shumë shpejt.

Burimi: Buzz Feed