Policia nuk do të hetojë për mbidozën e Demi Lovatos. Arsyeja… – AlpeGossip
Policia nuk do të hetojë për mbidozën e Demi Lovatos. Arsyeja…

Policia nuk do të hetojë për mbidozën e Demi Lovatos. Arsyeja…

Demi Lovato nuk do të hetohet nga policia, pasi u gjet e pavetëdijshme për shkak të mbidozës së drogave.

Këtë e ka konfirmuar për “People” një zëdhënës i Policisë së departamentit të Los Anxhelos, ndërsa ka thënë se ylli i Hollywood-it nuk është në ndonjë formë hetimi kriminal për vepër penale.

Raportohet se oficerët nuk gjetën ndonjë drogë në vendngjarje dhe Lovato nuk bashkëpunonte kur u pyet se çfarë kishte përdorur.

Këngëtarja 25 vjeçare e “Sober” thuhet se nuk pranoi t’i thoshte policisë se çfarë drogash kishin shkaktuar overdozën e saj në mëngjesin e së martës.

Zyrtarët e LAPD-it mblodhën një “element të provave” lidhur me medikamentet ilegale që nuk lidhen zakonisht me heroinën, thuhet ndër të tjera.