Oriola Marashi kombinoi super aksesorin me 5 palë rroba banje dhe Instagrami mori flakë – AlpeGossip
Oriola Marashi kombinoi super aksesorin me 5 palë rroba banje dhe Instagrami mori flakë

Oriola Marashi kombinoi super aksesorin me 5 palë rroba banje dhe Instagrami mori flakë

Ajo njihet si një nga modelet shqiptare me trupin më seksi dhe nëse keni ndonjë dyshim për këtë që po themi, ju ftojmë të shihni fotot e fundit.

Oriola Marashi ka pozuar për revistën “Elegance” në një set fotosh të mahnitshme nga Endrit Mertiri.

Modelja ndërron 5 palë rroba banje dhe shkëlqen me gjerdanin “Remix” me perla “Swarovski” që e plotëson look-un e saj sensual.

Koleksioni “Remix” ofron një avantazh të tillë që byzylykët mund te bashkohen dhe të kthehen ne choker, varëse, apo dhe “headpiece” aksesor për kokën.

Aksesori i dytë kombinon mjaft mirë me rrobat e banjës në ngjyrë lejla, të kuqe, të zeza dhe blu.

Shkëlqimi nuk është asnjëherë i tepërt dhe “Swarovski” mendon që t’ua bëjë këto ditë vere edhe me të shndritshme me varësen choker Fit.

E mbuluar me kristale “Swarovski” për një shkëlqim përrallor, varësja vjen me një zgjatues shtesë, të lëvizshëm për të rritur gjatësinë e saj me një shtesë prej 5 cm nëse dëshironi.

 

 

Burimi: Iconstyle.al