Një prift pedofil italian ka rënë në pranga pasi u kap në makinë me një vajzë 10-vjeçare.
Don Glaentzer, pastor i një kishe të dioqezës së Firences u arrestua nga policët nën akuzën “dhunë seksuale e rënduar”.
Pasi e pranoi se çfarë kishte bërë, 70-vjeçari, Don Paolo Glaentzer u pezullua nga puna e tij si peshkop. Duke pasur parasysh moshën e madh të priftit, Prokurori Publik i Pratit ka urdhëruar arrest shtëpiak.
Sa i përket vajzës së mitur, asaj i është dhënë mbështetje psikologjike. Prifit u gjet i zhveshur rreth orës 22:00 në makinë me vajzën. Ai e kishte ndaluar në parkingun e një supermarketi në rrugën në mes të famullisë dhe në shtëpisë së vajzës.
Një banor i zonës ka vënë re dy me makinë në një zonë të errët. Së bashku me babanë e vajzës, iu afruan makinës dhe, pasi panë vajzën me pantallona të ulura poshtë, hapën derën dhe e nxorën jashtë.
Më pas u mblodhën dhe banorët e tjerë të cilët e bllokuan priftin derisa erdhi policia. Kjo nuk ishte hera e parë që ai merrte me vete fëmijën.