PREJ MUAJSH NË KËRKIM NGA POLICIA/ Ndalohet nga Policia menaxheri i Taynës – AlpeGossip
PREJ MUAJSH NË KËRKIM NGA POLICIA/ Ndalohet nga Policia menaxheri i Taynës

PREJ MUAJSH NË KËRKIM NGA POLICIA/ Ndalohet nga Policia menaxheri i Taynës

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ai dyshohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor”.

Hykolli ka qenë në arrati që nga data 22 korrik 2021. “Gazeta Express” ka raportuar se ai bashkë me një person tjetër janë përfshirë në një konflikt me shtetasin L.B., të cilit i ka thyer hundën.

“I dyshuari R.H., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 Korrik 2021) më 22 Korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë se Hykolli në muajin Gusht ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

Burimi: “Gazeta Express”