“POINSETTIA”/ 4 këshilla si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjeve që mos vyshket – AlpeGossip
“POINSETTIA”/ 4  këshilla si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjeve që mos vyshket

“POINSETTIA”/ 4 këshilla si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjeve që mos vyshket

Lulja simbol i Krishtlindjes, e njohur si ‘Poinsettia’, është pjesë e çdo shtëpie këto ditë. Nëse ju kanë dhuruar një të tillë dhe keni frikë se mund të vyshket, lexoni disa nga këshillat e mëposhtme:

1. Mos e ekspozoni lulen në temperatura të ftohta, temperatura ideale e dhomës nuk duhet t’i kalojë  20 gradë Celsius.

2. Një tregues që duhet mbajtur mend është fakti i zmadhimit të gjetheve: nëse ato rriten mbi 6-8 cm, atëherë bima është në gjendje të mirë dhe vazoja ka ushqim të mjaftueshëm. Në të kundërt duhet të ndërhyni me ushqim të lëngshëm të pasur me azot. Duke qenë një bimë fotoperiodike, pra që çel me pakësimin e ndriçimit ditor, në radhë të parë, bima duhet të jetë e shëndetshme, me 4-5 degë e shumë gjethe.

3. Ujitja është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në jetën e lules së Krishtlindjes, prandaj i duhet kushtuar rëndësia e duhur. Specialistët rekomandojnë që ta ujisni sa herë që vini re se dheu është i thatë dhe ndryshon ngjyrë.

4. Nëse keni ndërmend ta zhvendosni në ndonjë vazo tjetër ose ta mbillni, duhet ta prisni deri në një prej nyjave që formohen në kërcell. Futeni për 60 sekonda në ujë të vakët, më pas në ujë të ftohtë dhe mbilleni kur të keni mundësi.