NUK E TREGOI ASNJËHERË/ Babai i Capital T është një person i rëndësishëm në Kosovë – AlpeGossip
NUK E TREGOI ASNJËHERË/ Babai i Capital T është një person i rëndësishëm në Kosovë

NUK E TREGOI ASNJËHERË/ Babai i Capital T është një person i rëndësishëm në Kosovë

apital T zgjodhi që të mos e krijonte karrierën duke përdorur emrin e të atit, i cili mban një post të rëndësishëm në Kosovë.

Vetëm tani mësohet që reperi i njohur është djali i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Pavarësisht se njihet me pseudonimin e artit Capital T, reperi nga Kosova quhet Trim Ademi.

Një postim së fundmi në një profil në Facebook tregon faktin interesant që, kreu i FKK-së është babai i Capital T.

Ky i fundit është shumë diskret për të publikuar detaje nga jeta e tij private, për familjen apo për anën sentimentale.