ÇFARË NDODHI? Vera Grabocka hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”. Ja SHKAKU – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Vera Grabocka hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”. Ja SHKAKU

ÇFARË NDODHI? Vera Grabocka hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”. Ja SHKAKU

Një ndër konkurrentët më të komentuar në programin “Për’puthen” është Bruno Shemsho.

Mirëpo mesa duket para se të niste eksperiencën e tij në këtë format ai dëshironte që të merrte pjesë në një spektakël tjetër televiziv të ngjashëm me “Për’puthen”, “Love Story” që moderohet nga Alketa Vjesiu.

“Kryefjala” ka bërë të ditur se ai kishte nënshkruar dhe një kontratë për t’u bërë pjesë e formatit të dashurisë “Love Story”.

Sipas këtyre zërave ai i është bashkuar “Për’puthen” duke “tradhëtuar” në këtë mënyrë kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë aryse thuhet se ajo ka hedhur në gjyq konkurrentin.

Siç dihet, mosrespektimi i një kontrate të tillë të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.

Përsa i përket “Për’puthen”, në takimin e tij me Alvisën, Bruno ka hedhur kunja për Mikelën. Ai tha se ajo është zhgërryer me Argjendin.Ai ka shtuar se nuk mund ta prekte më pas takimit me Argjendin.

Kjo ka sjellë nervozimin e Mikelës, e cila ka ulëritur ndaj djalit në mes të studios.

Bruno: U zhgërryeve, shtrir atje, unë një të shtyrë edhe e bëri tragjedi.

Mikela: U zhgërryeva unë?

Bruno: Unë s’kam ku ta prek atë se e ka prek Argjendi.

Mikela: Ku më ka prek?

Bruno: Tek këmba.

Mikela: Pse atë tjetrën ku do e marrësh të virgjër? Asnjëra nga ne nuk është e virgjër. Si gjel kaposh.

Bruno: Unë në takim të parë të bëja ato skena.

Mikela: Ça ishte kjo zhgërryesh? Bëra seks unë aty? Ça i ke këto m.

Bruno: A të puthi?

Mikela: Jo jam shtyrë nuk më ka puth.

Bruno: Le nam të përmendësh seksualizma edhe virgjëri.

Mikela: Mos më përmend më.