“JE POZITIV ME COVID”/ Këngëtari i njohur nuk pranohet në shtëpinë e BB VIP – AlpeGossip
“JE POZITIV ME COVID”/ Këngëtari i njohur nuk pranohet në shtëpinë e BB VIP

“JE POZITIV ME COVID”/ Këngëtari i njohur nuk pranohet në shtëpinë e BB VIP

Ardit Çuni është bërë pjesë e Big Brother VIP, por nuk ka hyrë lehtësisht në shtëpinë e famshme. Një ditë më parë, atij iu bë një kamera e fshehtë. Edhe pse të gjithë banorët janë vaksinuar dhe janë detyruar të bëjnë analizat, stafi i “Big Brother” vendosi të vinte në lojë Arditin duke e nxjerrë pozitiv me Covid-19.

Ai u përpoq të justifikohej duke thënë se ka bërë një tampon para 2 ditësh dhe ka rezultuar negativ, ndërsa shtoi se nuk mund të merrte antibiotik nëse do të ishte pozitiv. “Po pate covid, nuk merr dot antibiotik se të hedh në tokë”, thoshte Arditi.

Përveç kësaj, në bisedën me Arbanën, i kërkoi që të bëhej pjesë e Big Brother Vip pasi të përfundonte karantinën, por moderatorja e cilësonte si kundër rregullave.

“Nuk kisha shanse në botë të isha infektuar. Mora mamin dhe i thashë që nuk do hyja në BB, kështu që nëse i ka rënë infarkt… I thoja Arbanës të lutem të futem javën e dytë, javën e tretë. Jo thoshte Arbana, s’ke shanc”, tregon Arditi.