“MË RIKTHEHET SHPRESA…”/ Fatma i kthehet ashpër Arjan Konomit: Vajzat s’janë lodra seksuale… – AlpeGossip
“MË RIKTHEHET SHPRESA…”/ Fatma i kthehet ashpër Arjan Konomit: Vajzat s’janë lodra seksuale…

“MË RIKTHEHET SHPRESA…”/ Fatma i kthehet ashpër Arjan Konomit: Vajzat s’janë lodra seksuale…

Gjithashtu, opinionisti akuzoi Sindin se kishte qëllime tinëzare në emision, pasi e shihte shumë të afruar me djemtë në prapaskenë për t’i bërë për vete, si dhe e kishte parë edhe në kafene po me këta djem.

Pas emisionit, dy opinionistët e “Për’Puthen Prime”, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj kanë reaguar në rrjete sociale për akuzat dhe opinionet e Arjanit, me të cilin duket se s’kanë marrëdhënie fort të mira dhe kanë debatuar herë pas here.

“E dashur Sindi ishe shumë e qartë në argument dhe kush do, di të kuptojë! Dhe meqënse po të akuzojnë se flirton me djemtë pas kuintave, kjo tregon që mesa duket paske shkuar vërtet për të gjetur dikë aty brenda! Gjuha seksiste në këtë emision është tokstike dhe e neveritshme! P.s: Të komplimentosh të pasmet, shalët, gjoksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala… dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti. Meqënëse ra fjala kjo quhet catcalling në botë dhe ha gjoba të mirë kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra seksuale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit! Elvis respekte, më rikthehet shpresa për rininë tonë kur dëgjoj djem si ti në argumentim!”, shkroi Fatma.

Gjithashtu, në mbrojtje të dy konkurrentëve, Sindit dhe Elvisit doli gjithashtu dhe Meridiani.