DUHET T’I KUSHTONI VËMËNDJE/ Këto janë 5 gabimet më të shpesha që e çojnë një çift drejt ndarjes – AlpeGossip
DUHET T’I KUSHTONI VËMËNDJE/ Këto janë 5 gabimet më të shpesha që e çojnë një çift drejt ndarjes

DUHET T’I KUSHTONI VËMËNDJE/ Këto janë 5 gabimet më të shpesha që e çojnë një çift drejt ndarjes

Pjesa më e madhe e lidhjeve nuk funksionojnë për gabime të përgjithshme, që çiftet ndonjëherë i bëjnë edhe pa e kuptuar.

Psikologët dhe ekspertët e terapive në çift tregojnë 5 prej gabimeve më të zakonshme, që çiftet bëjnë:

1. Presin që gjërat të rregullohen vetë

Në teori gjithmonë thuhet se “komunikimi është çelësi”, por jo të gjithë çiftet i zbatojnë teoritë.

Sidoqoftë, nëse diçka nuk shkon tani dhe ju nuk i kushtoni rëndësi në moment, situata në të ardhmen mund të përkeqësohet dhe të bëhet e papërballueshme për njërin prej jush.

2. Injorojnë problemet

Problemet janë pjesë e jetës dhe gjasat janë që do të keni thuajse të njëjtat probleme edhe nëse do të ishit vetëm. Mendojeni lidhjen tuaj si një partneritet, një dyshe e aftë të përballojë çdo problem.

Sigurisht, nëse nuk e vini njëri-tjetrin në dijeni të këtyre problemeve, nuk do të mund t’i zgjidhni ato kurrë.

3. E marrin njëri-tjetrin për të mirëqenë

Rikujtojini njëri-tjetrit se e vlerësoni dhe e doni si ditën e parë. Këtë mund ta bëni me veprime të vogla, por kuptimplota. Kështu, ju i bëni të ditur partnerit/es suaj se jeni të vetëdijshëm për vlerën që ai/ajo ka në jetën tuaj.

4. Ngecin në monotoni

Ne do mërziteshim edhe me veten, nëse do qëndronim në monotoni të përjetshme. Planifikoni diçka ndryshe në fundjavë, eksperimentoni në dhomën e gjumit dhe përpiquni të provoni eksperienca dhe aventura të reja së bashku.

5. S’e dëgojnë më njëri-tjetrin

Sigurohuni që jeni ju personi i parë që ai/ajo shkon kur i duhet të flasë me dikë. Si të siguroheni për këtë? Duke dëgjuar!

Kjo tingëllon sipërfaqësore dhe e thjeshtë, por është një nga çështjet më të rëndësishme në një marrëdhënie.

Nëse dikush ndjen se po dëgjohet, ai njeri mund të bëjë mrekullira në jetën e tij personale, por edhe në një lidhje.