Big Brother Albania VIP: Zbulohet kush do ta prezantojë spektaklin – AlpeGossip
Big Brother Albania VIP: Zbulohet kush do ta prezantojë spektaklin

Big Brother Albania VIP: Zbulohet kush do ta prezantojë spektaklin

Ka qarkulluar në media këto ditë lajmi se së shpejti në ekranin e Top Channel do të rikthehet “Big Brother”, këtë herë me formatin VIP.

Në shtëpinë e famshme do futen VIP-a që i shohim përditë në televizion dhe rrjete sociale, megjithatë emrat konkretë nuk janë thënë ende.

Por dita ditës po zbulohen detaje të reja e një ndër to është kush do e prezantojë spektaklin.

“Revista Class” shkruan se prezantues i “Big Brother Albania VIP” do të jetë Ledion Liço dhe kjo gjë tashmë është e konfirmuar.

“Big Brother Albania VIP” do të fillojë sezonin e ardhshëm televiziv në Top Channel.