NGA FËMIJËRIA E VËSHTIRË TEK BABAI I ALKOOLIZUAR/ Rrëfimi prekës i Enit në BB VIP: Kam përjetuar situata të tmerrshme – AlpeGossip
NGA FËMIJËRIA E VËSHTIRË TEK BABAI I ALKOOLIZUAR/ Rrëfimi prekës i Enit në BB VIP: Kam përjetuar situata të tmerrshme

NGA FËMIJËRIA E VËSHTIRË TEK BABAI I ALKOOLIZUAR/ Rrëfimi prekës i Enit në BB VIP: Kam përjetuar situata të tmerrshme

Ai është një prej konkurrentëve të rinj që iu bashkua së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për Eni Taren, i cili po tenton të krijojë afrimitet me banorët, duke hapur zemrën edhe për jetën e tij.

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës, Eni ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Tashmë, prindërit e tij janë të divorcuar megjithatë, “traumat” i kanë mbetur ende në mendje

“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj-lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamerier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru.

Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.

Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe”, ka treguar Eni Tare.