“DOJA TË DILJA POR…”/ Rike Roçi nxjerr zbuluar produksionin e Big Brother, tregon ç’bëhet pas kamerave – AlpeGossip
“DOJA TË DILJA POR…”/ Rike Roçi nxjerr zbuluar produksionin e Big Brother, tregon ç’bëhet pas kamerave

“DOJA TË DILJA POR…”/ Rike Roçi nxjerr zbuluar produksionin e Big Brother, tregon ç’bëhet pas kamerave

Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Por ky takim mes Rikes dhe mamasë së saj nuk ka ndodhur në asnjë Prime deri sot.

Gjatë bisedës Rike i tregon Julit se ka shkuar tek dhoma e kuqe dhe mamaja dhe motra e kanë bindur.