Rikthehen Vesa Luma dhe Big Basta, publikojnë klipin e ri: “Kërkojmë falje që u vonuam” – AlpeGossip
Rikthehen Vesa Luma dhe Big Basta, publikojnë klipin e ri: “Kërkojmë falje që u vonuam”

Rikthehen Vesa Luma dhe Big Basta, publikojnë klipin e ri: “Kërkojmë falje që u vonuam”

Prej disa muajsh çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta janë larguar nga Shqipëria dhe nga tregu muzikor. Ata tashmë janë shpërngulur në Zelandë të Re duke qëndruar larg syrit dhe vëmendjes mediatike shqiptare.

Megjithatë ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale, kryesisht Vesa që herë pas here publikon moment nga përditshmëria familjare.

Mirëpo të gjithë fansat janë të interesuar për një rikthim të të dyve në muzikë dhe mesa duket i kanë pyetur shpeshherë në rrjete sociale këngëtaren dhe reperin për këtë.

Dhe sot ata kanë vendosur t’u përgjigjen  ndjekësve me një ‘klip’ të shkurtër të xhiruar me celularin e tyre.

Në një video të postuar në Instagram,  reperi duket teksa mban në shpinë bashkëshorten e tij dhe dëgjohet duke bërë tinguj ritmikë. Ata shihen duke qeshur në videon gazmore dhe me këtë video kanë menduar të tregojnë për fansat se kanë ndërmend të rikthehen më projekte të reja muzikore.