Këmbë të gjata dhe elegante, ky vend “zhvesh” policet femra për të tërhequr turistë – AlpeGossip
Këmbë të gjata dhe elegante, ky vend “zhvesh” policet femra për të tërhequr turistë

Këmbë të gjata dhe elegante, ky vend “zhvesh” policet femra për të tërhequr turistë

Me fillimin e sezonit të verës, në qytetin Broumana të Libanit, oficeret e policisë tashmë dalin në rrugë, në orar pune veshur me pantallona të shkurtra.

Më uniformën që iu ekspozon këmbët e gjata dhe elegante dhe me beretat e kuqe, oficeret e policisë mund t’i shohësh tashmë kudo në rrugët e qytetit.

Kjo uniformë e re ka qenë zgjedhje e kryebashkiakut të qytetit për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur joshur turistët. Kjo do të jetë uniforma e tyre gjatë gjithë muajve të verës.

Akar, kryebashkiaku me ide novative i qytetit thotë:

“91% e turistëve në rajonin e Mesdheut vishen me të shkurtra. Përmes kësaj mënyre, ne duam të ndryshojmë imazhin e Libanit në Perëndim.”

Ndërkohë, sa i përket oficerëve meshkuj, ata do të vijojnë të veshin uniformën e vjetër, me mëngë të gjata dhe ky diferencim ka ngjallur reagime të shumta dhe akuza në rrjetet sociale dhe media.