“XHAN, XHAN”/ Olta përkëdhel Luizin e sëmurë, Kiara qesh – AlpeGossip
“XHAN, XHAN”/ Olta përkëdhel Luizin e sëmurë, Kiara qesh

“XHAN, XHAN”/ Olta përkëdhel Luizin e sëmurë, Kiara qesh

Luiz Ejlli ka dy ditë që është me dhimbje koke dhe Olta Gixhari i ka qëndruar pranë. Ajo është edhe partnerja e tij në provën siameze, e për këtë arsye është edhe kujdesur për këngëtarin.

Por aktorja e njohur ka ngacmuar herë pas here Kiara Titon, e cila nuk është kujdesur për partnerin e saj. Madje ajo as nuk e ka pyetur se si është dhe nëse kishte nevojë për diçka.

Mëngjesin e sotëm, Olta i ka thënë Kiarës se ‘ku do shkojë me këtë sjellje të shëmtuar’ që ka bërë gjatë këtyre ditëve.

Aktorja e njohur teksa ishin ulur jashtë, i afrohet këngëtarit dhe mbështetet tek ai duke e përkëdhelur.

“Xhan, xhan”, thotë Olta, ndërkohë Kiara që ishte aty pranë vetëm qeshte.

Edhe mbrëmë, Gixhari e puthi Ejllin në faqe dhe iu kthye Titos duke i thënë:

“Kaq duhej të bëje edhe ti”.