“MË KANË POSHTËRUAR DHE INJORUAR”/ Fifi kujton kohët e errëta që ka kaluar kur ishte studente – AlpeGossip
“MË KANË POSHTËRUAR DHE INJORUAR”/ Fifi kujton kohët e errëta që ka kaluar kur ishte studente

“MË KANË POSHTËRUAR DHE INJORUAR”/ Fifi kujton kohët e errëta që ka kaluar kur ishte studente

Këngëtarja Filloreta Raçi është ndjerë nostalgjike pasi është kthyer në qytetin e saj në Prishtinë.

Ajo ka kujtuar kohët kur ka qenë studente dhe ecte rrugëve të qytetit, ndaj dhe ato momente iu kthyen si Dejavu, kur vendosi të kalojë sërish në rrugët që bënte çdo ditë.

Fifi kujton se ato kohë kanë qenë disi të errëta për të, pasi ka pasur mjaft njerëz që e kanë injoruar dhe e kanë poshtëruar.

Ajo shprehet se sot ndihet krenare për veten që i ka luftuar me shpirt ata persona dhe është këtu ku është:

“Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore.. ama unë u ndjeva krenare me veten që kam luftuar me shpirt e tru edhe jam ku jam sot.. në këtë rrugëtimin tim s’jam vetë ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, ka shkruar Fifi në Instagram.