Era Istrefi bën dedikimin përlotës për të atin: Kujtimi më i bukur i jetës… (FOTO) – AlpeGossip
Era Istrefi bën dedikimin përlotës për të atin: Kujtimi më i bukur i jetës… (FOTO)

Era Istrefi bën dedikimin përlotës për të atin: Kujtimi më i bukur i jetës… (FOTO)

Këngëtarja Era Istrefi ka përlotur fansat sot me një dedikim mjaft prekës për babanë e saj që nuk jeton më.

Dje bënin plot 14 vjet nga ndarja e tij nga jeta, dhe motrat Istrefi nuk e kanë harruar këtë ditë. Pasi Nora publikoi këngën e re në atë ditë, Era Istrefi i ka dedikuar të atit të gjithë suksesin që ka arritur deri më tani.

“Besimi yt te mua dhe dashnia jote më kanë mbajtur gjithë jetën. Kujtimi më i bukur i jetës sime babi. Këtë sukses ta dedikoj ty”, shkruan Era.

Këngëtarja ka arritur një sukses të madh kohët e fundit pasi u përzgjodh për të kënduar himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ndërkohë nesër do të publikohet klipi i ri “Live it up”, që pritet të ketë shumë sukses.