“MË KA TRADHËTUAR ME 20 FANTZAMA”/ Aktori njohur “sulmon” gruan e tij (FOTO) – AlpeGossip
“MË KA TRADHËTUAR ME 20 FANTZAMA”/ Aktori njohur “sulmon” gruan e tij (FOTO)

“MË KA TRADHËTUAR ME 20 FANTZAMA”/ Aktori njohur “sulmon” gruan e tij (FOTO)

Ja ku është një nga pretendentët e çmimit “Artikulli me titullin më të pazakontë” për vitin 2018.

Dhe kush tjetër mund të ishin protagonistë të një artikulli të tillë përveçse çifti Lively-Reynolds. Në fakt që kur Ryan është duke ju përkushtuar karrierës si biznesmen dhe pronar i një nga kompanive më të fuqishme të pijeve alkoolike në SHBA dhe Blake ka qenë e zënë me filmin “A Simple Favor” ata nuk e kanë “ngacmuar” më njëri tjetrin online. Sepse aktorët njihen jo vetëm si një nga çiftet më të talentuar në Hollywood por edhe kampionët e “trolls” në rrjetet sociale, ndaj njëri tjetrit.

Urimet për përvjetorin, ditëlindjet apo intervistat për promovimin e filmave, për ta janë raste kur mund të tallen apo të thonë diçka ngacmuese për njëri tjetrin. Dhe pas një periudhe pak javore “pushimi” Ryan vazhdon traditën dhe ka postuar në rrjetin social Tqitter një artikull ku akuzon bashkëshorten e tij se e ka tradhëtuar me 20 fantazma. Po, po, sërish e lexuat mirë.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një artikull të “New York Post” e cila ka realizuar një histori për një grua të quajtur Amethyst Realm e cila pretendon se ka bërë seks me 20 fantazma dhe tani është e fejaur me një shpirt. Koiçidenca është që kjo grua i ngjan shumë Blake, sidomos në foton që është përdorur në artikull. Prandaj Ryan e ka shpërndarë dhe shkruan bashkangjitur “Kështu duhet ta merrja vesh?”.

Jemi të sigurtë që sapo ta lexoni këtë do klikoni në google për lajmin e kësaj gruas që ka bërë seks me fantazmat, të themi të vërtetën dhe ne atë do bëjmë. Por gjithsesi duhet ta pranojmë që kur vjen puna për “trolls” dhe humor, çifti Blake-Ryan janë mbretërit e rrjeteve sociale dhe fansat i duan më shumë për këtë fakt.

Tani mezi presi kundërpërgjigjen e Lively-t, shpresojmë të ketë rezervuar diçka të bukur