Janë të pasura me vitamina
Agrumet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, një lëndë ushqyese që forcon sistemin imunitar dhe e mban lëkurën të butë dhe elastike. Ato gjithashtu kanë sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve të tjera që i nevojiten trupit për të funksionuar siç duhet, duke përfshirë vitaminat B, kalium, fosfor, magnez dhe bakër. Ato kanë gjtihashtu veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.
Janë një burim i mirë i fibrave
Vetëm një filxhan me copa qitroje përmban 4 gramë fibra. Fibrat kanë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.
Kanë pak kalori
Nëse jeni në dietë dhe po masni çdo kalori që merrni, qitroja ju ndihmon.
Mund të zvogëlojnë rrezikun e gurëve në veshka
Gurët në veshka janë shumë të dhimbshëm. Ata mund të formohen kur urina juaj është shumë e koncentruar ose kur keni sasi më të lartë se normalja të mineraleve. Qitroja rrit nivelet e citrateve në urinë, duke ulur rrezikun e gurëve në veshka.
Qitro mund të parandalojë dhe luftojë kancerin
Konsumi i qitros ul rrezikun për kancerin e mushkërive, stomakut, pankreasit, gjirit etj.
Mbrojnë zemrën
Ato ulin tensionin e gjakut, ulin nivelin e kolesterolit të keq, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
Qitro mbron trurin
Mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative, siç janë Alzheimer dhe Parkinson, të cilat rezultojnë nga prishja e qelizave në sistemin nervor. Pjesërisht, këto sëmundje shkaktohen nga inflamacioni.