Prej dy ditësh Luiz Ejlli nuk është mirë, pasi ka thënë se i dhemb koka. Pranë tij ka qëndruar Olta Gixhari, duke qenë se është partnerja e tij në lojën siameze.
Por fansat e Luizit kanë vënë re se gjatë gjithë kësaj kohe, Kiara Tito nuk është kujdesur për partnerin e saj. Ajo nuk ka shkuar që ta pyes se si është apo t’i thoshte nëse ai kishte nevojë për ndonjë gjë.
Një gjë të tillë e vuri re edhe Olta, e cila herë pas here e vinte në dukje këtë gjë. Ndërkohë në një moment Luizi, pyeti Kiarën se përse nuk është afruar për t’u kujdesur për të. Moderatorja, e ftohtë, i tha se kështu bën gjithmonë.
Ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne, Gixhari pyeti Titon se çfarë do bëjë pasi loja të përfundojë, duke nënkuptuar se Ejlli do jetë prekur nga mungesa e vëmendjes.
Kiara u shpreh se thjesht do të përqafojë dhe puthë, duke sjellë marrëdhënien e tyre ashtu siç ka qenë më parë. Më pas, Luizi iu drejtua partneres së tij duke i thënë se me këto veprime, do i ulet audienca, duke shtuar se mund t’i përgjysmohen klikimet.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Po të dhemb koka (qesh). Pse më shikon kështu? Ai thotë pse tallesh ti.
Luizi: Nga 1 miliard, kalon në 500 milionë me një fjalë. Të paktën mos u tall.
Kiara: E dija, e dija që do e thoshte. Ti i fut spicat atij, prandaj bën kështu ai.
Olta: Unë, unë kam dorë gjithandej.
Dea: Mos e ngacmoni, se është me migrenë.