Tani s’ka më dyshime! Eno Popi largohet nga ”WAKE UP” pas 9 vitesh? Ori Nebiaj zbulon të vërtetën! (FOTO) – AlpeGossip
Tani s’ka më dyshime! Eno Popi largohet nga ”WAKE UP” pas 9 vitesh? Ori Nebiaj zbulon të vërtetën! (FOTO)

Tani s’ka më dyshime! Eno Popi largohet nga ”WAKE UP” pas 9 vitesh? Ori Nebiaj zbulon të vërtetën! (FOTO)

Ai është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë të cilin prej vitesh e kemi parë në ekran duke drejtuar emisione të ndryshme, ndërkohë që prej 9 vitesh ka qenë moderatori i emisionit të mëngjesit “Wake Up”. Mirëpo mesa duket nuk do të jetë më pavarësisht se ai e mohoi më parë.

Këtë e ka vërtetuar moderatorja Oriela Nebiaj, në një intervistë për emisionin radiofonik “Thuaje me Pepsi”

“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision”, – është shprehur Ori.

Sipas moderatores, Eno ende nuk ka marrë një vendim final në lidhje me largimin, Gjithsesi, asgjë nuk do të ndryshojë në sezonin i ri, pasi do të jetë i njëjti format.

“Do të jetë pothuajse i njëjti format, do të ketë surpriza, risi, programi do të jetë i ndarë mes meje dhe Islit” – përfundoi moderatorja shqiptare.